Mbrojtje ligjore gjithëpërfshirëse
Ne ofrojmë asistencë të plotë juridike për individë dhe biznese, duke garantuar përfaqësim profesional në çdo fazë të procesit civil.
Pronësia dhe bashkëpronësia
Konsulencë juridike, hartim padish dhe përfaqësim gjyqësor për fitimin, mbrojtjen dhe regjistrimin e së drejtës së pronësisë.
Marrëdhëniet kontraktore dhe detyrimet
Asistencë në lindjen, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike të detyrimeve dhe kontratave të të gjitha llojeve, përfshirë mjetet e sigurimit.
Trashëgimia ligjore dhe testamentare
Konsulencë për trashëgiminë, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë, kundërshtim testamentesh dhe ndarje pasurore.
Dëmet morale dhe ekzistenciale
Hartim padish dhe përfaqësim për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme.
Aksidentet rrugore dhe dëmet nga mjetet motorike
Hartim kërkesash për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore, përfaqësim në gjykatë kundër shoqërive të sigurimit dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Regjistrimi dhe legalizimi i pasurive
Konsulencë dhe përfaqësim për çështjet e pasurisë së paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe institucioneve të tjera.
Përfaqësim në të gjitha shkallët e gjyqësorit
Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve, shkallës së parë, Apelit, Gjykatës së Lartë, Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Përgatitje aktesh dhe rekursesh administrative
Hartim padish, ankimesh, rekursesh, njohje vendimesh të huaja për efekte civile dhe dokumentacioni tjetër juridik.