Alpha Lex & Co | Heqje Ekspulsi — Verifikim dhe Procedura Ligjore
E DREJTA E HYRJES DHE QËNDRIMIT

Heqje Ekspulsi

Verifikim dhe heqje e urdhrit të ekspulsionit (deportimit) nga vendet e Bashkimit Europian dhe zona Schengen.

Situata

Shqiptarët dhe Ekspulsi në BE

Shumë shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe janë refuzuar, pas kthimit në Shqipëri janë dënuar me masë ekspulsi (deportimi) me afat, zakonisht 5 vjeçar, duke e bërë të pamundur udhëtimin në zonën Schengen.

📋 Ekspuls Administrativ

Vendoset kur personi ndalohet pa dokumenta qëndrimi në një shtet. Afati i caktuar varet nga shteti që e ka vendosur.

⚖️ Ekspuls Gjyqësor

Vjen si pasojë e një vepre penale. Pas përfundimit të dënimit, autoritetet vendosin dëbimin, i cili mund të zgjasë deri në 10 vjet.

Procedura ligjore

Si mund të hiqet ekspulsi?

Pas kalimit të 3 vjetëve ose pas mbarimit të afatit të dënimit, ne mund të bëjmë kërkesë për verifikim dhe më pas për fshirje të plotë të të dhënave nga regjistrat kombëtarë dhe sistemi Schengen (SIS). Kusht kryesor: të mos keni pasur probleme të tjera me asnjë shtet të zonës Schengen.

📌 E rëndësishme: Heqja e ekspulsit mund të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit ose mbi 2/3 e dënimit, për arsye familjare ose arsye të tjera të forta bindëse. Ne mund të ndjekim procedurat dhe të bëjmë kërkesë zyrtare ligjore në emrin tuaj.

Ndalesat për hyrje në zonën Schengen jepen nga çdo shtet pjesëmarrës. Ekspulsi mbetet aktiv në sistem nëse nuk kërkohet heqja me anë të avokatëve. Edhe nëse afati ka përfunduar, duhet të bëhet kërkesë zyrtare për të hequr emrin nga lista e personave të padëshirueshëm. Mosveprimi nuk e zgjidh problemin.

Studioja jonë ndjek të gjithë procedurën: verifikimin e ekzistencës së ekspulsit, përgatitjen e kërkesës zyrtare për heqje përfundimtare drejtuar çdo shteti Schengen, duke bërë përpjekjet maksimale të lejuara nga legjislacioni përkatës. Procedura ka një afat kohor të caktuar, por ne angazhohemi për zgjidhje sa më të shpejtë dhe efektive.

Dokumentacioni ligjor që kërkohet

Për të filluar procedurën, çdo shtetas i dëbuar duhet të pajiset me dokumentacionin e duhur, të vërtetuar me vulë apostile dhe të përkthyer në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin.

📄 Apostile & Përkthim

Dokumentat ligjorë (vendimi i ekspulsit, certifikatat penale, etj.) duhet të kenë apostile dhe përkthim zyrtar në gjuhën e shtetit përkatës.

⚖️ Ndjekja nga avokati

Avokati i zyrës sonë bashkëpunon me shtetin përkatës dhe ndjek procedurën hap pas hapi deri në fshirjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm.

Keni nevojë për verifikim dhe heqje të ekspulsit?

Konsultimi i parë është falas dhe konfidencial. Na kontaktoni për të filluar procedurat.

Thirrni tani +355 68 509 5228