Zgjidhje ligjore për biznesin dhe pronën
Studioja jonë ofron informacion të plotë për procedurat, afatet dhe mënyrën e veprimit për të garantuar të drejtat tuaja mbi pronën dhe për funksionimin e shoqërive tregtare.
Regjistrimi i pasurive të paluajtshme
Ndihmë për regjistrimin pranë Zyrave të Regjistrimit, pajisjen me titull pronësie dhe zgjidhjen e problemeve ligjore që lidhen me pronat.
Procedurat për investime dhe kompensim pronash
Ndjekja e procedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme, kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.
Shitje, qira dhe disponim i pronave
Konsulencë për shitjen, marrjen me qira, shfrytëzimin dhe të gjitha të drejtat e disponimit që i takojnë pronarit.
Fitimi i pronësisë me parashkrim fitues
Procedurat për fitimin e pasurive me parashkrim fitues dhe regjistrimin e tyre në ZRPP.
Organizimi i shoqërive tregtare (sh.p.k, sh.a)
Konsulencë për funksionimin dhe organizimin e brendshëm të shoqërisë, hartimin e statutit dhe rregullores së brendshme.
Blerja dhe shitja e titujve
Blerja dhe shitja e titujve me porosi të klientit, në emër ose për llogari të vet, si dhe administrimi i portofolit të titujve.
Agjent emetues dhe regjistrim në bursë
Asistencë për organizimin, përgatitjen dhe zbatimin e nënshkrimit dhe pagesës së titujve, përgatitja për regjistrimin e titujve në bursë dhe treg publik, duke përfshirë hartimin e kërkesës për regjistrim.
Ndarja, bashkimi, falimentimi dhe likuiditeti
Konsulencë juridike për procedurat mbi ndarjen dhe bashkimin e shoqërisë, falimentimin, likuidimin dhe menaxhimin e pasurive në këto procese.
Konsulencë e përgjithshme ligjore për bizneset
Informacion i plotë për mënyrën e veprimit, procedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar për çdo veprimtari tregtare.