Shqiptarët dhe Ekspulsi në BE
Shumë shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe janë refuzuar, pas kthimit në Shqipëri janë dënuar me masë ekspulsi (deportimi) me afat, zakonisht 5 vjeçar, duke e bërë të pamundur udhëtimin në zonën Schengen.
📋 Ekspuls Administrativ
Vendoset kur personi ndalohet pa dokumenta qëndrimi në një shtet. Afati i caktuar varet nga shteti që e ka vendosur.
⚖️ Ekspuls Gjyqësor
Vjen si pasojë e një vepre penale. Pas përfundimit të dënimit, autoritetet vendosin dëbimin, i cili mund të zgjasë deri në 10 vjet.
Si mund të hiqet ekspulsi?
Pas kalimit të 3 vjetëve ose pas mbarimit të afatit të dënimit, ne mund të bëjmë kërkesë për verifikim dhe më pas për fshirje të plotë të të dhënave nga regjistrat kombëtarë dhe sistemi Schengen (SIS). Kusht kryesor: të mos keni pasur probleme të tjera me asnjë shtet të zonës Schengen.
📌 E rëndësishme: Heqja e ekspulsit mund të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit ose mbi 2/3 e dënimit, për arsye familjare ose arsye të tjera të forta bindëse. Ne mund të ndjekim procedurat dhe të bëjmë kërkesë zyrtare ligjore në emrin tuaj.
Ndalesat për hyrje në zonën Schengen jepen nga çdo shtet pjesëmarrës. Ekspulsi mbetet aktiv në sistem nëse nuk kërkohet heqja me anë të avokatëve. Edhe nëse afati ka përfunduar, duhet të bëhet kërkesë zyrtare për të hequr emrin nga lista e personave të padëshirueshëm. Mosveprimi nuk e zgjidh problemin.
Studioja jonë ndjek të gjithë procedurën: verifikimin e ekzistencës së ekspulsit, përgatitjen e kërkesës zyrtare për heqje përfundimtare drejtuar çdo shteti Schengen, duke bërë përpjekjet maksimale të lejuara nga legjislacioni përkatës. Procedura ka një afat kohor të caktuar, por ne angazhohemi për zgjidhje sa më të shpejtë dhe efektive.
Dokumentacioni ligjor që kërkohet
Për të filluar procedurën, çdo shtetas i dëbuar duhet të pajiset me dokumentacionin e duhur, të vërtetuar me vulë apostile dhe të përkthyer në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin.
📄 Apostile & Përkthim
Dokumentat ligjorë (vendimi i ekspulsit, certifikatat penale, etj.) duhet të kenë apostile dhe përkthim zyrtar në gjuhën e shtetit përkatës.
⚖️ Ndjekja nga avokati
Avokati i zyrës sonë bashkëpunon me shtetin përkatës dhe ndjek procedurën hap pas hapi deri në fshirjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm.